Manuel Akanji është bërë lojtari i fundit i Manchester Cityt që e ka akuzuar Arsenalin për lojë jo korrekte.
Barazimi 2-2 mes dy skuadrave ishte një përballje e zjarrtë me shumë polemika që prishën lojën e zhvilluar në vikend.
Arsenali u detyrua të kalonte në taktika mbrojtëse pasi mbeti me 10 lojtarë.
Megjithatë, Akanji i Cityt beson se Topçinjtë janë të famshëm për truke të tilla.
“Kjo është ajo që ata po kërkojnë. Gjithmonë kur luajmë kundër tyre, kjo është ajo që ata kërkojnë: drama”, u ankua fillimisht Akanji kur u pyet për performancën e Arsenalit.
“Kjo funksionoi për ta, kështu që nëse ata janë të kënaqur me një pikë, ne nuk jemi. Ne u përpoqëm të merrnim më shumë, por kjo është ajo me të cilën ata janë të kënaqur”.
“Në fund të ditës ne jemi ende në krye të ligës. Nuk kemi humbur ende asnjë ndeshje”.
“Ne u përpoqëm, veçanërisht në pjesën e dytë me një lojtar më shumë, por është e vështirë me dhjetë lojtarë që mbrohen në zonën e tyre”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/