Është e drejtë të thuhet se karriera e Thomas Vermaelen te Barcelona, nuk ka qenë një fotografi për portet, por sa herë thirret për të luajtur, ai është në krye të detyrës dhe Barcelona me të në fushë nuk ka pësuar asnjëherë në La Liga.
Prej ardhjes së tij nga Arsenali ai ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga, dhe në asnjërën prej tyre nuk ka humbur.
Lëndimi i Samuel Umtitit, e ka detyruar Ernesto Valverden, që ta nxjerrë nga ‘frigoriferi’ Vermaelenin. Ai ka zhvilluar disa ndeshje shumë të mira, përfshirë edhe atë në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit.
Ai fillimisht kishte zhvilluar vetëm një ndeshje në Spanjë, për tu huazuat te Roma, edhe aty me një sezon me ulje-ngritje.
Të gjithë pritën që ai do të shitet në verë.
Me situatën e krijuar nga largimi i Neymarit dhe aktivimi i klubit për të gjetur zëvendësues, mungesa e blerësve serioz për Vermaelen, bën që ai të mbetet në klub.
Një mbrojtës me pak ndeshje në këmbë dhe që vinte pas shumë lëndimeve, nuk pritej ta kishte impaktin e duhur, por ish-mbrojtësi i Ajaxit befasoi të gjithë.
Me Javier Mascherano që është i prirë drejt largimit në janar, një zëvendësues për të do të afrohet.
Por nëse lojtari nuk arrin të akomodohet mirë në klub, aty do të jetë Vermaelen që është treguar i gatshëm gjithmonë. /Telegrafi/