Site icon Telegrafi

Me gjithë spekulimet për kaos dhe planifikim të një eksodi te Unitedi, Ronaldo është futbollisti fundit që largohet nga qendra stërvitore

(Foto: Daily Mail/Twitter)

Lojtarët e Manchester Unitedit janë kthyer në stërvitje të martën pas humbjes turpëruese në derbi nga Manchester City.

Cristiano Ronaldo mungoi në Etihad Stadium – me arsyetimin se është i lënduar – ndërkohë që u përhapën spekulime të shumta lidhur me të ardhmen e tij.

Ai kishte udhëtuar drejt Portugalisë, mirëpo është rikthyer në Angli për të qenë i pranishëm në stërvitje, për më shumë ka qenë futbollisti i fundit që është larguar nga qendra Carrington.

Djajtë e Kuq luajnë të shtunën kundër Tottenham Hotspur, ndërsa CR7 ka dhënë maksimumin e tij në stërvitjet e të martës duke u larguar i fundit nga kompleksi stërvitor.

Lexo po ashtu Eksod te Manchester United: Pritet largimi i mbi 15 lojtarëve

The Sun ka raportuar se Ronaldo është larguar i fundit i shoqëruar nga një ekip i truprojave gjatë daljes nga Carrington.

Pas rezultatit zhgënjyes ndaj Cityt, trajneri Ralf Rangnick do të shpresojë që CR7 të jetë në formë ndaj Spursave në mënyrë që Djajtë e Kuq të rikthehen në pozitën e katërt në renditje.

Unitedi aktualisht ndodhet në vend të pestë me një pikë më pak se Arsenali, por Topçinjtë kanë edhe tri ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Exit mobile version