Jose Mourinho thotë se Tottenham Hotspur nuk ka nevojë të transferojë mbrojtës të rinj në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri i Spursave është treguar kundërthënës në deklaratat e tij, pasi ka pranuar se ka mbrojtje të dobët, mirëpo nuk dëshiron të bëjë transferime.
“Jo, jo. Në janar kemi pakëz më shumë kohë për të punuar dhe me punë do të përpiqemi të përmirësohemi”, ka thënë ai kur është pyetur për blerjen e lojtarëve.
Duke i krahasuar statistikat që nga arritja e tij në postin e trajnerit të Tottenhamit, portugezi ka thënë se shumëçka është përmirësuar dhe se do të vazhdojë në këtë mënyrë në të ardhmen.
Më tej, Mourinho ka theksuar se i di pikat e dobëta të mbrojtjes së tij dhe do të përpiqet t’i rregullojë ato, por jo duke blerë lojtarë të rinj.
Në ndërkohë, ka pasur spekulime të shumta për emrat e lojtarëve që mund t’u bashkohen Spursave, por duket se ata duhet të presin deri në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/