Përkundër polemikave dhe reagimeve të shumta, këngëtari Goran Bregovic pritet të performojë në “Festën e Birrës” në Korçë.
Prania e artistit serb nxiti reagime të shumta, duke bërë që yjet nga Kosova të anulonin pjesëmarrjen, meqenëse thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend.
Sidoqoftë, në faqen zyrtare të Festës së Birrës në Korçë ka kohë që është konfirmuar performanca e 71-vjeçarit dhe grupit të tij në këtë eveniment.
Ndërkaq, edhe në faqen zyrtare të Bregovicit është e caktuar data 22 gusht (e diel) për performancë në Korçë në orën 21:00.
Capital T, Dafina Zeqiri, Grupi NA, Dren Abazi dhe së fundmi edhe Shemi nga grupi “Ilirët”, janë disa nga emrat e artistëve nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçës për shkak të prezencës së Goran Bregovic. /Telegrafi/