Kosova edhe pse ishte në epërsi, nuk arriti ta mbajë rezultatin për tu pajtuar me një humbje minimale me rezultati 2-1 ndaj Çekisë.
Kjo me këtë humbje eliminohet në garë për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Kosova nuk e nisi ndeshjen aq mirë për ne, pasi çekët rrezikuan që në minutën e 6-të me Micheal Krmernic gjuajti me kokë, por Arijanet Muriq me një pritje madhështore ia mohoi golin.
Edhe në minutën e 18-të ishte Vladimir Coufal që me një depërtim nga e djathta futet në zonë dhe gjuan me të majtë, por jashtë porte.
Cekët kishin raste edhe në minutat e 24 dhe 25 me Jakub Jankto dhe Tomas Soucek, por që Muric në të dyja rastet ishte në vend.
Pas këtyre rasteve ndeshja në fundin e pjesës ishte me e qetë, ku edhe ne provuam një herë me një harkim, por që Atdhe Muriqi nuk arriti të gjuajë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me një Kosovë që luante zbehtë.
Pjesa e dytë nisi krejt me ndryshe, ku ndodhi edhe një zëvendësim. Anel Rashkaj u largua nga loja, ndërsa në vend të tij u fut Besar Halimi.
Në minutën e 48-të Amir Rrahmani gjuan bukur nga jashtë zone, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Në goditjen e dytë arritën ta gjejmë golin në minutën e 50-të. Një pasim i mirë nga Halimi te Hadërgjonaj në krahë, ku ky i fundit harkon bukur në zonë, e ku Atdhe Nuhiu gjuan bukur me kokë për 1-0.
Festë e madhe në tribuna, aty ku gjendeshin Dardanët, ku me ta u bashkuan edhe lojtarët tanë.
Momente ankthin për ekipi tonë në minutën e 67-të, kur Tomas Soucek shënon, por paraprakisht e kishte dëmtuar portierin tonë Muriq. Goli anulohet nga gjyqtari Gianluca Rochi.
Por cekët menjëherë pas tre minutash e gjejnë golin e barazimit
Një goditje nga jashtë zonës e Alex Kral përfundoi në portën tonë (1-1).
Pas golit çekët radhitën disa raste para portës, por Muriq vazhdoi me paraqitje të mirë.
Minuta e 79-të ishte fatale për ne. Pas një tollovie në zonë, Kral gjuan, ndërsa topin e devijon Celustka, që përfundon në portë (2-1).
Në minuta e fundit djelmoshat tanë u munduan të rikuperojnë diçka, por nuk arritën të shënonin.
Me këtë humbje Kosova mbetet me 11 pikë, ndërsa Çekia me 15 pikë e siguron kualifikimin.
Kosovës i mbetet që përmes play-offit të Ligës së Kombeve ta sigurojë kualifikimin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sd1-OPqkGIg&feature=emb_title
https://twitter.com/KramponGoal1/status/1195087747033260032
https://twitter.com/KramponGoal1/status/1195089965044162560