Telegrafi

Me gjithë performancën fantastike, Federer nuk arrin ta fitojë Wimbledonin

Roger Federer (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Roger Federer nuk ka arritur të fitojë Grand Slamin e Wimbledonit, pasi ka humbur në finale nga Novak Djokovic.

Tenisti zviceran edhe përkundër moshës së tij (37 vjet) po vazhdon të lë mbresa në sportin e tenisit.

Në duelin që përfundoi me rezultat 7-6 (7-5) 1-6 7-6 (7-4) 4-6 13-12 (7-3) në favor të tenistit serb, ishte një atmosferë që shpesh ngjasonte me futbollin.

Përkundër humbjes, Federer ka treguar edhe njëherë së është mbret në garën e Wimbledonit, pasi e ka fituar tetë herë në karrierë.

Nga ana tjetër, për Djokovic, ky ishte triumfi i pestë i këtij turneu të tenisit. /Telegrafi/