“Star Wars: The Rise of Skywalker” ka grumbulluar 374 milionë dollarë nga shitja e biletave në gjithë botën gjatë fundjavës që lamë pas.
Fansat e franshizës së njohur kanë vrapuar për ta shikuar vazhdimin e fundit të kësaj sage, ashtu që thuajse të gjitha biletat janë shitur.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, filmi ka përfituar 176 milionë dollarë dhe në këtë mënyrë është renditur në vend të 12-të, në listën e filmave me premierën më të suksesshme.
Megjithatë, filmi ka marrë shumë kritika negative nga ekspertët e filmit, të cilët e konsiderojnë si më të keqin nga franshiza e popullarizuar.
Faqja e Rotten Tomatoes i kishte publikuar edhe vlerësimet e para të filmit, ku të gjitha ishin nën 60 për qind dhe e cilësonin si jocilësor duke e renditur në filmat e këqij. Megjithatë, kjo është demantuar në ‘box-office’. /Telegrafi/