Futbollisti i njohur kosovar, i cili luan për ekipin e Watfordit, Valon Behrami, është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, apo aktivitetet e tij në fushën e gjelbër.
Së fundmi, Behrami ka publikuar disa imazhe në Twitter, përmes së cilave iu ka prezantuar fansave tatuazhin e tij më të ri.
Ai ka pikturuar në këmbën e tij të djathtë një fëmijë të vogël me top, që pret të hyjë dhe të luajë brenda një stadiumi.
“E gjithë jeta ime në një mrekulli nga Gian LucaTatoo, faleminderit për gjithçka”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, drejtuar me falënderime personit që ia realizoi këtë tatuazh.
Njëkohësisht, pëlqimet dhe komplimentet nga fansat për këtë tatuazh të ri, kanë qenë të shumtë. /Telegrafi/
All my life in a masterpiece by @gianluca_tattoo thanks for everything ❤️🇽🇰 pic.twitter.com/LtyQ9s893F
— Valon Behrami (@ValonBera) August 7, 2017