Reperja e Luzernit ende po hetohet për mashtrime të dyshuara, mirëpo kjo nuk po e ndalon që të fillojë me turne të mëdha, e nis artikullin e saj gazeta zvicerane, “Blick”.
Asnjë muzikant nuk ka qenë deri më tani më i përfolur si Loredana Zefi (23 vjeçe).
Pas këngës së saj të parë “Sonenbrille”, e cila ia siguroi një shpërthim të pa parë në karrierë, erdhi goditja e madhe që e la prapa atë, kur u ngrit një aktakuzë kundër saj.
Këngëtarja Zefi thuhet se ka mashtruar një çift zviceran nga Valais me 700,000 mijë franga. Por, kjo siç duket nuk e ka penguar në karrierë, ku këtë kohë bukuroshja jonë ka planifikuar t’i mbajë disa koncerte dhe pritet të nxjerrë edhe albumin debutues në gusht.
Ndërkohë, reperja të hënën ka njoftuar fansat e saj se do të fillojë turne të përbashkët me partnerin e saj, Mozzik.
“Së bashku do të japin 24 mbrëmje të ndryshme në Ballkan. Më 23 gusht 2019 do të promovojë albumin e saj debutues “King Lori”, me të cilin shkon në turne në pranverën e vitit 2020 në vendet gjermanofolëse, e cila e çon në mesin e të tjerëve në Zurich X-Tra”.
Nga ana tjetër, Loredana kishte anuluar të gjitha paraqitjet e saj në maj (përfshirë Openair Frauenfeld). “Nuk ishte koha e duhur”, shkroi ajo në Instagram.
Shkarkimet e festivalit pasuan pas njoftimit që biondja po hetohet për mashtrime të dyshuara. Rasti përkatës penal dhe hetimi i policisë janë ende në zhvillim.
“Megjithatë, nuk kishte asnjë kërkesë për paraburgim dhe znj. Zefi nuk bëri asnjë detyrim lidhur me aktivitetet e udhëtimit”, konfirmon prokurori përgjegjës për BLICK.
Përveç kësaj, avokati i ri i Loredanës është i bindur se mund të gjendet një zgjidhje jashtë gjykatës. “Unë do të bëj gjithçka mund të parandaloj Loredanën nga ndjekja penale”, ka thënë Thomas Fingerhuth.
Gjithashtu, 23-vjeçarja javën e kaluar fitoi çmimin si rap-artisja më e mirë femër në Gjermani. /Telegrafi/