Një fis indian ka 140 anëtarë me gishta të ngjitur dhe ata besojnë se ky është një bekim nga Zoti.
Edhe pse kjo sëmundje është e kurueshme me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale, anëtarët e fisit, të prekur nga ky deformim refuzojnë ta bëjnë sepse mendojnë se do te ishte një fatkeqësi.
Anëtari i fisit Jagadamma tha se duart e tyre duken sikur janë si koka gjarpri, përcjell gsh.
“Shtëpia jonë e stërgjyshërve ka një korije të shenjtë ku adhurohen gjarpërinjtë dhe ne e konsiderojmë këtë gjë si një bekim. Megjithatë është ende e paqartë se çfarë e shkakton këtë gjendje në familje dhe për këtë ka disa spekulime”, tha ai.
Një tjetër anëtari i familjes shtoi: “Gjyshi im më kishte treguar për një grindje që familja jonë kishte me një familje të krishterë për kufijtë e pronës. Familja e krishterë preu një nga pemët në gropën tonë të shenjtë. Që prej asaj kohe, fëmijët e fisit tonë kanë lindur me gishtat e dorës të ngjitur”.
“Ndërkohë, familja e krishterë u prek nga një lloj sëmundjeje dhe shpesh ata e braktisën tokën dhe u larguan nga vendi. Ne nuk e dimë nëse kjo histori është e vërtetë. Megjithatë kjo gjendje gjenetike, nuk u shkakton pengesa gjatë kryerjes së aktiviteteve ditore. Thjeshtë ata nuk mund të mbajnë unaza nëpër duar”, tha ai.