Site icon Telegrafi

Me gjithë dyshimet, Madonna u shfaq në skenën e Eurovisionit

Madonna (Foto: Instagram/madonna)

Me gjithë kundërthëniet e krijuara dhe kërkesat për të mos udhëtuar në Izrael, Madonna vendosi që të performonte në natën finale të Eurovisionit, duke qenë se nuk mban anë në konfliktin izraelito-palestinez.

Ikona “Pink Floyd”, Roger Waters, ishte ndër ata që i kërkuan Mbretëreshës së muzikës pop që ta refuzonte ofertën, mirëpo ajo nuk mund t’i rezistonte mundësisë për ta nderuar fiksimin e saj pas misticizmit hebre.

https://twitter.com/sluisga/status/1129870259756904449

Për më shumë, është raportuar se një miliarder izraelit i ka ofruar një milion funte (1.14 milion euro) që të performojë në skenën e Tel Avivt – shkruan The Telegraph.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

https://twitter.com/pinheirofagnerp/status/1129869993540280320

Në interpretimin e saj 10-minutësh, këngëtarja amerikane e ka rikrijuar performancën e saj në klipin e hitit të madh, “Like A Prayer”.

Njëherësh, 60-vjeçarja i ka kënduar edhe dy këngë të reja nga albumi i saj më i fundit, “Madame X”, në evenimentit që besohet se shikohet nga 200 milionë njerëz. /Telegrafi/

https://twitter.com/Alw1969/status/1129870014813736960

Exit mobile version