Edhe pse në këto ditë karantine, trajneri i mirënjohur Egzon Shkololli po kujdeset për klientët e tij dhe qytetarët të cilët janë të pasionuar pas sportit.
Ai kësaj radhe ka publikuardisa video rreth ushtrimeve të cilat mund t’i praktikojmë në shtëpi dhe në natyrë.
Në të njëjtën kohë, ai iu bën thirrje të gjithëve që të “mos të ndalen dhe në këto ditë të jenë të fortë dhe plot energji”.
“Duhet të jemi më shumë pozitiv dhe të përkrahim njëri tjetrin”, tha ai.
“Sepse secili njeri që merret me sport përveç të mirave në formimin e trupit, ushtrimet e shumta ndikojnë drejt për drejt edhe në shëndetin e tyre dhe për këtë arsye unë vazhdimisht bëjë video xhirime dhe i publikoj në rrjete sociale, që opinioni i gjerë ta kuptoi se si duhet kujdesur për veten e tyre”, tha trajneri Shkololli për Telegrafin.
Videot e tij kanë motivuar shumë njerëz që merren me sport, që edhe gjatë këtyre ditëve t’i përkushtohen ushtrimeve qoftë edhe në kushte shtëpie. /Telegrafi/