Telegrafi

Gjithçka rreth sulmit në Stamboll: Prej momentit festiv deri tek krimi në lokalin e natës (Video)

Shteti turk e ka nisur vitin e ri me viktima si pasojë e një sulmi terrorist në një lokal nate në Stamboll.

Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të  plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë.

Lexo po ashtu Atmosferë festive brenda lokalit para sulmit terrorist në Stamboll (Foto/Video)

E gjitha ngjarje kishte filluar rreth orës 23:00, sipas kohës tonë lokale, kur një person i armatosur i maskuar si Babadimër kishte arritur para lokalit që gjendet në buzë të lumit të Bosforit, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, sulmuesi kishte vrarë policin 21-vjeçar Burak Yildiz, i cili punonte jasht orarit zyrtar si sigurim para derës së lokalit.

Lexo po ashtu Momenti kur terroristi kreu sulmin në Stamboll (Video)

Më pas sulmuesi, deri më tani i paidentifikuar, kishte shtënë me armë në lokal ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur 39 të vdekur.

Terroristi, sipas autoriteteve turke, kishte planifikuar që moti sulmin, ndërsa ka ikur prej vendit të krimit duke hequr veshjet e Babadimrit dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë rreth vendndodhjes së tij.

Lexo po ashtu Pamjet e para pas sulmit terrorist në Stamboll, të paktën 35 të vdekur (Video,+18)

Besohet se atentatori shumë shpejt do të arrestohet, pasi që kamerat e lokalit kanë kapur momentet e kryerjes së krimit dhe të heqjes së maskës në vendin e krimit, duke zbuluar kështu fytyrën e sulmuesit.

Lexo po ashtu Sulmuesi zhvishet dhe ik prej vendit të krimit pas vrasjes së 35 personave në Stamboll (Foto/Video)

Në anën tjetër tashmë disa prej të vrarëve janë identifikuar dhe vijnë prej shteteve arabe dhe afrikane, kurse emrat e tyre janë: Leanne Nasser, Jalal Abbas, Ahmed Saud Alfaoul, Muhammed Saud Alfaoul, Ahmed İsam dhe Basma Abourazaq.

Lexo po ashtu Shkon në 39 numri i të vdekurve në sulmin terrorist në Stamboll (Video)

Disa prej dëshmitarëve kanë rrëfyer edhe momentet e tmerrit që kanë përjetuar gjatë kohës sa po festonin ndërrimin e motmoteve.

Gjithashtu raportohet se disa prej të pranishmëve kanë kërcyer në lumin e Bosforit, por të gjithë kanë shpëtuar pas intervenimit të shpejtë të autoriteteve turke të sigurisë.

Lexo po ashtu Rrëfimi i gruas që i shpëtoi sulmit terrorist në Stamboll (Video)

Shumë prej personaliteteve botërore janë solidarizuar me popullin turk dhe kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar në këto momente të vështira qeverinë e Turqisë.

Vlen të theksohet se edhe liderët shtetëror dhe të partive politike në Kosovë i kanë dërguar telegrame ngushëllimi homologëve shtetëror turk. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Mustafa dënon aktet terroriste në Stamboll
Lexo po ashtu Thaçi: Sulmi mizor në Stamboll, sulm kundër tërë botës