Site icon Telegrafi

Gjithçka që ndodhi në ndeshjen e parë miqësore në Angli pas lejimit të futbollit – Arsenali në top formë, shkatërron Charltonin

Arsenal - Charlton. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Është zhvilluar ndeshja e parë miqësore nga një skuadër elitare në Angli pas lejimit të futbollit nga FA.

Arsenali ka qenë nikoqir i skuadrës rivale nga Londra, Charlton Athletic të cilën e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-0.

Topçinjtë kësisoj kanë konfirmuar se janë në formë të mirë sportive, përkundër pauzës thuajse prej tre muajve.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 me golat nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alecandre Lacazette, ndërsa në pjesën e dytë super talenti Eddie Nketiah realizoi het-trick para se Joe Willock të shënoj për rezultatin përfundimtar 6-0.

Shkodran Mustafi. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Trajneri Mikel Arteta ka provuar të gjithë futbollistët, ndërsa nga minuta e parë luajti Shkodran Mustafi ndërsa në pjesën e dytë u inkuadrua edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka.

Ndeshja është luajtur në stadiumin e Arsenalit ‘Emirates Stadium’ me dyer të mbyllura dhe nuk kishte të pranishëm as gazetarë sportivë.

Arsenal – Charlton. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Të vetmit gazetar që ishin të pranishëm ishin ata të klubit anglez të cilët më vonë e kanë publikuar edhe raportin e ndeshjes.

(Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Në këtë takim ishin të pranishëm vetëm drejtuesit e klubeve dhe disa anëtarë të Federatës së Futbollit të Anglisë.

Para ndeshjes u morën masat të rrepta sigurie duke dezinfektuar çdo gjë në ‘Emirates Stadium’ nga tribunat tek stolat e dy skuadrave, flamujt e kornerëve dhe portave.

(Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Lojtarët në momentin që shënonin gol nuk përqafoheshin dhe vetëm përshëndeteshin me grusht.

Përveç stafit teknik që qëndronin në bankën rezervë, futbollistët që nuk ishin në fushë qëndronin në tribunat e stadiumit, por duke mbajtur distancën sociale.


Gjithsesi ndeshja e parë në Angli pas lejimit nga FA ishte e suksesshme dhe lojtarët kanë respektuar plotësisht protokollin e vendosur nga shtëpia më e madhe e futbollit anglez në bashkëpunim me qeverinë. /Telegrafi/

Exit mobile version