Vrasja e George Floyd më 25 maj ka shkaktuar protesta të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendi ka mobilizuar orën policore në të gjitha qytetet; madje presidenti Donald Trump u evakuua për pak kohë në një bunker gjatë këtyre demonstratave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një ish-oficer policie i përfshirë në ngjarje, Derek Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa tre oficerë të tjerë – Thomas Lane, J.Kueng dhe Tou Thao – u akuzuan për bashkëpunim ndaj vrasjes së shkallës së dytë. Të katër oficerët tashmë ishin larguar nga puna.
Ja se çfarë ndodhi në ditën kur vdiq Floyd, sipas dokumenteve publike dhe raportimeve nga mediet.
Thirja emergjente 911
Sipas një dokumenti, thirrja emergjente u bë nga një punëtor dyqani, ku Floyd dyshohet se u përpoq të paguante produktet me një shumë prej 20 dollarëve të falsifikuar.
Personi në dyqan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pretendoi se i kërkuan atij të kthejë cigaret që i bleu me 20 dollarë të falsifikuara – Floyd nuk pranoi dhe thuhet se ishte “shumë i dehur”.
Sidoqoftë, personi që lajmëroi policinë, tha se ai nuk po largohej nga vendi dhe mbeti në makinën e tij.
“Kam njoftuar ekipin dhe jemi rrugës. Nëse automjeti ose ai person largohet para se të arrijmë atje, na telefononi përsëri, përndryshe skuadrat afër, do të vijnë atje shumë shpejt, në rregull?”, tha 911.
Policia arrin në vendin e ngjarjes
Sipas ankesës penale kundër Chauvin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes në orën 8:08 të mbrëmjes.
Aty shkruante që oficeri Thomas Lane po fliste me Floyd, i cili ishte në ulësen e shoferit të makinës së tij, ndërsa polici ia drejtori armën, dhe ai i vuri duart në timon.
Lane pastaj e “tërhoqi” atë nga makina – ankesa thoshte se Floyd “rezistoi” për t’u prangosur, ndërsa më pas u pajtua me urdhrat.
Mahmoud Abumayyalehm, pronari i dyqanit ku Floyd “përdori shumën e falsifikuar”, i tha CNN se ai i rishikoi pamjet nga kamerat e sigurisë, dhe nuk pa asnjë rezistencë nga ai, kur oficerët u përpoqën ta arrestojnë atë.
Në orën 8:14 të mbrëmjes, ndërsa Floyd po dërgohej në makinën e policisë, ai “ra në tokë dhe u tha oficerëve se ishte klaustrofobik”.
Dyshohet se ai nuk u pajtua të hynte në makinë, sipas ankesës. Ai “bëri rezistencë ndaj oficerëve duke rënë me qëllim”.
Pasi u fut në makinë, në orën 8:19 pasdite, Chauvin “tërhoqi” Floyd nga ana e pasagjeri të makinës së skuadrës. Floyd ra në tokë me fytyrë, ndërsa i kishte prangat në duar.
Chauvin i vendosi gjurin në pjesën e kokës dhe qafës, oficeri Kueng e mbajti shpinën e Floyd, dhe Lane ia përvetësonte këmbët.
Në ora 8:27, e mbrëmjes
Floyd u thoshte vazhdimisht oficerëve se nuk mund të merrte frymë disa herë, duke thënë, “ju lutem” dhe fjalën “mama”, të dyja, edhe ankesa dhe videoja e dëshmojnë këtë.
Gjuri i Chauvin mbeti në qafën e tij, dhe oficerët nuk ndryshuan pozicionet. Ata i thanë Floyd, se po flet mirë, në krahasim me dikë që “nuk mund të merr frymë” – pasi ai vazhdimisht ankohej se nuk mund të merrte frymë.
Lane e pyeti Chauvin: A duhet ta rrotullojmë në anën tjetër?
Chauvin u përgjigj: Jo duhet ta mbajmë, aty ku e gjetëm.
Lane tha se ishte i shqetësuar për “deliriumin e ngazëllyer”, që ndodh ndonjëherë.
“Deliriumi i ngazëllyer” është një gjendje që karakterizohet nga “agjitacioni, agresioni, shqetësimi akut dhe vdekje e papritur”, sipas hulumtimeve nga viti 2011.
Ndërsa mblidheshin fakte në atë kohë, “është e rëndësishme të theksohet se mungesa e njohjes së gjendjes në kontekstin e aktiviteteve të zbatimit të ligjit nuk mohon rëndësinë e shenjave të sjelljes dhe fizikës”, thuhej në shkresa.
Chauvin pastaj iu përgjigj: “Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në bark”.
Në orën 8:24 të mbrëmjes, Floyd ndaloi së lëvizuri. Një minutë më vonë, Floyd ndalon së marri frymë, njashtu ndaloi të fliste.
Një oficer policie kontrolloi pulsin e tij dhe tha: “Nuk po mundem t’i gjejë pulsin”, në ora 20:25. Oficerët u shtangën në pozicionet e tyre.
“I pandehuri e kishte gjurin në qafën e Floyd për 8 minuta dhe 46 sekonda në total”, thuhet në ankesë.
“Dy minuta dhe 53 sekonda nga kjo ndodhi pasi Floyd nuk përgjigjej. Policia është trajnuar se ky lloj kufizimi i vendosjes në barkë, është i rrezikshëm”. /Telegrafi/