Site icon Telegrafi

Gjithçka që ka dashur në jetë i ka arritur, por Alain Delon pohon se kjo botë i ka sjell vetëm dhimbje

Alain Delon është një prej aktorëve më të njohur që ka dhënë shteti francez.

Megjithëse i rrethuar me shumë suksese dhe adhurues, duket se kjo nuk po e kënaq aktorin 80-vjeçar.

Ai deklaroi publikisht se do të largohej nga kjo botë pa asnjë keqardhje pasi që i ka shkaktuar vetëm dhimbje.

Aktori në vitin 1960

“Jeta nuk më ka dhënë gjëra të mëdha. Kam parë gjithçka, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë, më bën për të vjellë”, theksoi aktori 82-vjeçar.

“Janë këto qenie që urrej. Gjithçka është false, gjithçka është e rreme. Nuk ka më respekt, nuk ka më fjalë të dhënë. Ka vetëm numërim parash. Di që do largohem nga kjo botë pa asnjë keqardhje”, theksoi Alain Delon.

Ai mes tjerash foli për karrierën, raportin e vështirë me familjen, gratë që ka dashur dhe miqtë që ka humbur.

Ndryshe, Delon thkesojmë se ka kohë që është pensionuar nga bota e industrisë së filmave. /Telegrafi/

Alain Delon dhe Mireille Darc
Exit mobile version