Site icon Telegrafi

Gjithçka që ju duhet tashmë e keni: Eliminoni aromën e pakëndshme të cigareve nga shtëpia me këto tri metoda

Amvisat me përvojë i dinë mirë këto gjëra

Era e pakëndshme e tymit të duhanit përshkon kudo – në rroba, qilima, perde, mobile…

Prandaj çdo tubim me një numër të madh duhanpirësish përbën një precedent për të gjithë ata që nuk konsumojnë cigare, transmeton Telegrafi.

Aromën e pakëndshme të duhanit lehtë do ta eliminoni me uthull.

Mjafton të përzieni uthullën me ujë në një enë të hapur dhe vetëm ta lini në mes të dhomës, në të cilën dritaret duhet të jenë të hapura.

Aroma e uthullës shpejt do të zhduket, kështu që nuk ka nevojë të brengoseni rreth asgjëje.

Përzierjen e uthullës dhe ujit mund ta përdorni edhe si mjet me të cilin do të pastroni mobiliet e veshura dhe sipërfaqet e tjera.

Me siguri nuk e keni ditur, por për këtë punë, do t’ju nevojiten edhe mollët. Pra, ndani një ose dy mollë në disa pjesë dhe vendosni në vende të ndryshme në hapësirën në të cilën dikush ka pirë duhen.

Në shtëpitë ku shpesh pihet duhani, aroma e tymit futet në mobile, tepihë, perde dhe duket sikur aty nuk ka mundësi fare për eliminimin e kësaj arome të pakëndshme, do t’ju ndihmojë soda magjike e bukës.

Në fillim pastroni mirë me thithëse pluhuri mobiliet dhe tepihët, hidhni një shtresë të hollë sodë buke dhe lëreni të qëndrojë tërë natën. Në mëngjes pastroni sodën e spërkatur, e cila ndërkohë ka thithur të gjitha aromat e pakëndshme. /Telegrafi/

Exit mobile version