Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini rreth Grupit B, ku merr pjesë Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll

(Foto: basketbolli.com)

Në Prishtinë do të zhvillohet Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për ‘Kupën e Botës 2023’.

Ky ishte vendimi i Bordit të FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme shtëpisë së basketbollit të Kosovës.

Katër shtete do të zhvillojnë ndeshjet vendimtare se kush do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm. Nga grupi do të kualifikohen dy vendet e para.

Islanda është në vendin e parë me tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, kurse Luksemburgu një fitore dhe tri humbje.

Dardanët nëse shënojnë fitore në dy përballet e ardhshme, ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë, do të kualifikohen tutje.

Kosova e nisi kampanjën me dy fitore, përballë Islandës dhe Luksemburgut, por në nëntor pësoi dy humbje, nga Sllovakia dhe Islanda.

Përfaqësueset kanë filluar të vendosen në Prishtinë dhe deri më 20 shkurt do të përcaktohet se kush do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Grupi B

Rezultatet dhe orari

Sllovakia-Luksemburgu 73:65

Kosova-Islanda 80:78

Luksemburgu-Kosova 80:84

Islanda-Sllovakia 83:74

Islanda-Luksemburgu 90:76

Sllovakia-Kosova 91:67

Islanda-Kosova 86:62

Luksemburgu-Sllovakia 77:73

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia

Exit mobile version