Filmi “Diamanti” është një vazhdim i rrugëtimit të karaktereve nga filmi “Zonjusha” (nëse nuk e keni parë filmin, mund ta shikoni në gjirafavideo.com). Megjithatë nëse nuk ju premton koha juaj e çmuar, pa merak, sepse filmi “Zonjusha” nuk është parakusht i domosdoshëm, filmi “Diamanti” qëndron edhe si film në vete.
Pas kritikave të mira dhe suksesit të filmit “Zonjusha,” ekipi artistik dhe teknik i filmit, përjetuan një shpërthim entuziazmi, vullneti, dhe vizioni. Por, mbi të gjitha, kishin një ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut, që me një investim madhor, të krijojnë filmin e rradhës, “Diamanti”.
Filmi “Diamanti,” i përket zhanrit krim- komedi, dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë, njëherë, ky gur i çmuar.
Teknologjia, artistët, dhe dialogjet e implikuara në këtë film vendosin një standard të ri të filmbërjes kosovare, për kinematë vendore dhe rajonale.
Filmi Diamanti është prodhim i A&G Production në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, IKONE Studio dhe GjirafaStudios.
Regjia është realizuar Genc Berisha, ndërsa skenarin e kanë shkruar: Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli. Për fotografitë është kujdesur fotografi Arton Humolli, veshjet dhe kostumet janë përgatitur nga Edona Reshitaj, gjersa për grimin është kujdesur Aida Kelmendi.
Aktorët:
Kasti i aktorëve të filmit përbëhet nga: Luan Jaha, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, MAJK / Kastriot Rexha, Edona Reshitaj, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Anila Krasniqi, Lulzim Bucolli, Fiona Gllavica etj, jane ata pak aktore qe publiku do ti perjetoj emocionet e tyre ne kinemane CINEPLEXX nga 25 Tetori ne Prishtinë.
Traileri i filmit:
/Telegrafi/