Dereck Chisora dëshiron një tjetër duel të nivelit të lartë në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo fillimisht duhet ta kalojë pengesën e quajtur Senad Gashi.
Humbja nga Dillian Whyte ishte një hap prapa për 35-vjeçarin, i cili fillimisht e kishte menduar pensionimin, por menjëherë u tërhoq nga ai vendim dhe tash planifikon të përballet me ish-kampionin e WBO-së, Joseph Parker ose të pamposhturin Oleksandr Usyk.
Gashi i ka fituar 15 nga 17 meçet e tij profesionale dhe të gjitha triumfet i ka arritur me nokaut. Dy humbjet e tij janë nga Carlos Takam (të cilin e ka mposhtur Chisora në vitin e kaluar) dhe Tom Schwarz (i cili përballet me Tyson Furyn gjatë verës që vjen).
Vendi i meçit
O2 Arena, Londër
Data
20 prill (e shtunë)
Koha
Duelet paraprake fillojnë rreth orës 20:00 (me kohën tonë), ndërsa meçi kryesor pritet të fillojë rreth orës 23:00 (me kohën tonë)
Parashikimi
Chisora e fiton duelin me nokaut teknik.
/Telegrafi/