Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)

Policia ka publikuar informata të reja lidhur me Stephen Paddock, sulmuesin nga Las Vegasi i cili vrau mbi 58 persona dhe plagosi qindra të tjerë, kur filloi të shtie mbi turmën që ishte mbledhur për të ndjekur nga afër festivalin e muzikës country.

Vrasësi i shumëfishtë nga Las Vegas është 64-vjeçar banor i Meskviti në Nevada, i cili nuk ka dosje kriminale, madje as tiketë të parkimit të paligjshëm, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pas të shtënave me armë në Las Vegas, këngëtari ndal këndimin dhe zbret me shpejtësi nga skena (Video)

“Nuk dimë edhe aq shumë për Paddockun. Jetonte në qytetin tonë, ndërsa policia asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të”, ka deklaruar Queen Evert, zëdhënësja e policisë në Mesgvit.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit për sulmin në Las Vegas, ku janë gjetur dy vetura. Ndërsa në dhomën e hotelit Mandalay Bey në katin e 32-të, kanë gjetur të paktën 10 revole.

“Kurrë nuk kam menduar se do të vjen një ditë kur do të përjetoj diçka të tillë, pas plot 27 viteve shërbim në polici. As që kemi menduar se një gjë e tillë mund të ndodh”, ka deklaruar polici Kevin McAmahil.

Lexo po ashtu “Mbreti i Instagramit” Dan Bilzerian poston pamje nga të shtënat me armë: Një vajzë sapo u qëllua me plumb në kokë (Foto/Video)

Ai ka shtuar se nuk mundet me siguri të thotë nëse policia ka qëlluar sulmuesin apo ka kryer vetëvrasje. Sipas informata të fundit, sulmuesi ka kryer vetëvrasje kur policia është futur në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte.

Lidhur me rastin edhe prononcuar edhe vëllai i sulmuesit të Las Vegasit, Eric Paddock, i cili ka deklaruar se familja nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. /Telegrafi/

Exit mobile version