Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini për shortin e gjysmëfinaleve të L.K.

Nesër do të mbahet shorti për takimet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Zyrtarët e klubeve më të mëdha në Evropë do të jenë të pranishëm në Nyon të Zvicrës, për të zbuluar kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ku do të mbahet shorti?

Shorti do të mbahet të premten me 15 prill në Nyon të Zvicrës, ku katër klubet e mbetura pritet të mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën gjysmëfinale.

Kur fillon shorti?

Shorti për fazën gjysmëfinale fillon në ora 12.30 (11.30 me orën e Britanisë së Madhe)

Cilat ekipe janë në short?

Klubet të cilat pritet të mësojnë fatin e tyre janë Bayern Munich, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Kur luhen ndeshjet gjysmëfinale?

Takimet e para luhen në datat 26 dhe 27 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 3 dhe 4 maj.

Kujtojmë se menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve do të mbahet edhe i Ligës së Evropës.