Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini për NATO-n, fuqia që do ta merr në gji Maqedoninë (Video)

North Atlantic Treaty Organization apo më shkurt NATO, është organizatë ndërkombëtare për mbrojtje dhe organizatë për siguri.
Marrëveshja për krijimin e kësaj organizate të fuqishme është nënshkruar më 4 prill 1949, njofton Telegrafi Maqedoni.

29 shtete të ndryshme të botës janë bashkuar nën një ombrellë për të formuar ushtrinë më të fuqishmë në botë.

Gjuha zyrtare në NATO është gjuha angleze dhe franceze.

Zyrat kryesore të NATO-s janë në Bruksel, në Belgjikë.

Harxhimet vjetore të NATO-s në vitin 2017 janë 946 miliardë dollarë. Buxheti i NATO-s është i siguruar nga vendet anëtare të cilët duhet të ndajnë të paktën 2% nga buxheti i tyre vjetor.

Anëtar të NATO-s janë: Belgjika, Kanada, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Turqia, Gjermania, Spanja, Çekia, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumunia, Sllovakia, Slovenia, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi.

Tani, shteti i 30-të i radhës është Maqedonia, sipas Jens Stoltenberg, sekretari gjeneral i NATO-s, i zgjedhur në vitin 2014, më 1 tetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Stoltenberg: Kemi vendosur ta ftojmë Maqedoninë për anëtarësim në NATO (Video)

Lord Ismay ka qenë sekretari gjeneral i parë, me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuar që ka udhëhequr për pesë vite, 1952-1957.

Në NATO, shteti me më pak banorë është: Islanda me 335,878 banorë, ndërsa shteti me më shumë banorë në këtë aleancë është SHBA-ja me 323 milionë banorë. Gjithësejt e gjithë aleanca ka: 932.645.526 banorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shteti që më shumë e financon ushtrinë e përbashkët të NATO-s është: SHBA-ja me 16 milionë dollarë për kokë banori kurse më pak për NATO-n kontribuon Mali i Zi me 3900 euro. Sipas përllogaritjeve për vitin 2017, Maqedonia kur do të anëtarësohet në NATO do të duhet të jep 8365 euro për kokë banori në vit.

Interesant është fakti se Islanda si anëtare e NATO-s nuk ka ushtri ndërsa të gjithë anëtarët e NATO-s e mbrojnë njëri tjetrin në raste krizash apo luftërash. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=AiymG2SmIiE

Exit mobile version