Që nga debutimi i tij në vitin 2011, Nissan Leaf u cilësua si revolucion në botën e automobilizmit.
Deri në fund të vitit 2023, kompania dorëzoi 670 mijë modele të tilla në mbarë botën, duke përfshirë më shumë se 184 mijë vetëm në SHBA.
Modeli i gjeneratës së dytë u prezantua në vitin 2018 me më shumë fuqi. Për dallim prej modeleve tjera elektrike, Leaf i asaj kohe nuk ishe aq konkurrues sa kishte qenë në fillimet e tij.
Shitjet e tij ranë për 41 për qind në vitin 2023 në vetëm 7,152 njësi totale, transmeton Telegrafi.
Por, si duket EV kompakt i gjeneratës së tretë nga Nissan do të debutojë nga mesi i vitit 2025. Leaf i ri thuhet se do jetë një crossover i ngjashëm me konceptin Chill-Out të vitit 2021.
Fatkeqësisht ende nuk ka detaje zyrtare për gjeneratën e tretë. Ai supozohet se do të jetë pjesë e platformës CMF-EV. Ky model do të jetë i disponueshëm me një motor të vetëm që prodhon 214 ose 238 kuaj fuqi, ose dy motorë me 335 dhe 389 kuaj fuqi.
Gjithashtu, Leaf i ri do të përmbajë një bateri 66,0 kilovat-orë dhe 91,0 kilovat-orë. Bateritë e reja supozohet se do të zgjasin gjatësinë e rrugës së përshkuar me vetëm një karikim për 370 kilometra.
Ende nuk ka asnjë detaj për çmimin e modelit të ri, por inflacioni do të thotë që ky model ndoshta do të kushtojë pak më shumë. Megjithatë, Nissan duhet të mbajë çmimet nën kontroll për të rritur konkurrencën ndaj modeleve tjera elektrike. /Telegrafi/