Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te femrat, pas kancerit të lëkurës. Vetëm në SHBA, një në tetë femra do të preken nga ky lloj i kancerit gjatë ndonjë faze të jetës së tyre.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit shkaktohet nga një mutacion gjenetik në ADN të qelizave kanceroze të gjirit. Ende nuk dihet se si apo përse ndodh ky dëm, transmeton Telegrafi.

Disa mutacione mund të zhvillohen rëndom përgjatë kohës, ndërkaq tjerët mund të trashëgohen apo të jenë si rezultat i faktorëve tjerë.

Shumica e rasteve me kancer të gjirit diagnostikohen te femrat mbi moshën 50 vjet.

Cilët janë faktorët e rrezikut për ta zhvilluar këtë sëmundje?

– Mosha dhe gjinia (femrat mbi moshën 40 vjet janë më të rrezikuara)

– Historia familjare

– Ndryshimet në gjoks

– Raca/etnia (femrat e bardha janë më të rrezikuara sesa aziatiket, hispaniket apo ato afro-amerikane)

– Hormonet

– Pesha

– Konsumimi i alkoolit

– Ekspozimi në rrezatime, etj.

Simptomat e kancerit të gjirit

Kancer të gjirit mund të keni pa pasur ndonjë ndjenjë që se keni pasur zakonisht. Por, nëse keni ndonjë gungë në gjoks ose ndryshime të çfarëdoshme në pjesën e gjirit, atëherë gjithsesi konsultoheni me doktorin.

Çdo ndryshim në gjinj mund të jetë simptomë e kancerit të gjirit. /Telegrafi/

Exit mobile version