Duke u cilësuar si ‘Cristiano Ronaldo i ri’, është ndoshta gjëja më e keqe që mund t’i thuhet në lojtari të ri, pasi rritet shumë vetëbesimi i tij.
Por, një 17-vjeçar si Joelson Fernandes duket se nuk po i merr parasysh këto cilësime dhe po vazhdon të shkëlqejë te Sportin Lisbona.
Nga Ronaldo, Nani, Luis Figo e Ricardo Quaresma, Sporting Lisbona ka pas lojtarë që kanë arritur të luajnë në klubet më të mira botërore më pas.
Dhe Jeolson që ka zgjuar interesimin e Arsenalit, Barcelonës, Juventusit e Rasenball Sport Leipzig, duket se do të jetë i radhës.
Duke parë interesimin e klubeve evropiane, skuadra portugeze është duke kërkuar aktualisht 50 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Bazuar në raportimin e mediave ndërkombëtare, vlera e Joelson mund të rritet në 90 milionë euro deri në fund të këtij vitit.
Sportingu nuk ka interesim që të shesë lojtarin në këtë verë, derisa pritet që vlera e tij të rritet ndjeshëm deri në verdhën e ardhshme.
Fernandes ka pranuar se krahasimi me Ronaldon e ka vënë atë nën presion në të kaluarën, mirëpo ia ka dalë mbanë që të krijojë një emër të tij te skuadrat evropiane dhe tani duhet të përceptohet më ndryshe edhe nga futbolldashësit. /Telegrafi/
https://twitter.com/RedmenAcademy/status/1278253216375934976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1278253216375934976%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-8553577%2FArsenal-target-Joelson-Fernandes-dubbed-new-Cristiano-Ronaldo-Sporting-Lisbon.html