Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dimë për Calvin Harris

Calvin Harris filloi vitin 2020 duke njoftuar se do të publikojë këngë të re. DJ konfirmoi për fansat se kjo do të ishte diçka më ndryshe nga këngët e tij të mëparshme, teksa vazhdoi të sillte disa prej tyre me emrin “Love Generator”.

Pas një pauze të gjatë, Calvin tani ka publikuar një bashkëpunim me The Weeknd që titullohet “Over Now”.

Në vitin 2020, krijuesi i hitit “Summer” u nominua për një çmim ‘BRIT’ dhe u njoftua se ai do të kryesonte festivalin ‘Creamfields’, i cili fatkeqësisht u anulua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Calvin Harris (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Pavarësisht se ishte shumë i suksesshëm, nuk ishte gjithmonë kështu për DJ e famshëm skocez, i cili filloi karrierën e tij muzikore duke krijuar dhe regjistruar këngë në dhomën e tij të gjumit si adoleshent.

Ai filloi të gëzonte sukses të vërtetë pas albumit të tij debutues “I Created Disco”, i cili u lansua në vitin 2007.

Pas albumit të dytë “Ready For The Weekend”, që debutoi në nr. 1 në 2009, ai filloi të bëhej një pretendent i vërtetë i muzikës dhe në kohën kur lansoi albumin e tij të tretë ’18 Months ‘në 2012, ai do të ishte vendosur si një nga emrat më të mëdhenj në muzikën elektronike.

Calvin Harris (Foto: Getty Images/Guliver)

Cili është emri i vërtetë i Calvin Harris?

Calvin Harris nuk ka lindur si Calvin Harris! Kjo pasi emri i vërtetë i tij është Adam Richard Wiles.

Përkundër se ka publikuar projekte nën emrin e tij artistik, emri i vërtetë i Calvin u përdor në shumë paraqitje tjera të artistit.

Fansat e kuptuan që Calvin Harris nuk ishte emri i vërtetë i DJ gjatë lidhjes me Taylor Swift në 2016. Kur mbajti një fjalim në një ceremoni, Taylor falënderoi ‘të dashurin e saj Adam’, duke nxitur shumë reagime dhe kërkime në Google për ‘emrin e vërtetë të Harris’.

Kush është e dashura e Calvin Harris, Aarika Wolf?

Përveç se është shfaqur në videoklipin e Calvin Harris, Aarika Wolf është gjithashtu një modele. Ajo ka lindur në Dakotën e veriut, ShBA dhe ka më pak se 200 mijë ndjekës në Instagram, me një sërë fotografish atraktive së bashku me kafshët shtëpiake të mrekullueshme të saj.

Në vitin 2018, Calvin dhe Aarika u përfshinë në një aksident me makinë në Kaliforni. Sipas faqes amerikane të showbizit, TMZ, Aarika po voziste një ‘Range Rover’ të bardhë, kur thuhet se goditi një automjet tjetër në të cilin gjendeshin dy vajza.

Calvin Harris më vonë kishte folur për incidentin duke shkruar në Twitter, “Unë i premtova vetes që nuk do të bëja kurrë asgjë të denjë për t’u shfaqur në TMZ përsëri, por fatkeqësisht kjo ishte jashtë kontrollit tim, fatmirësisht të gjithë janë në rregull”.

Kur është ditëlindja e Calvin Harris?

Calvin Harris ka lindur më 17 janar të vitit 1984. Ai padyshim që ka dëshmuar gjithçka me moshën. I njëjti aktualisht është 36 vjeçar dhe duket si një person krejt tjetër që kur doli për herë të parë në skenën muzikore në moshën 23 vjeçare.

Nga është Calvin Harris?

Ylli i muzikës elektronike u rrit në Dumfries, Skoci me familjen e tij.

Calvin Harris ka një vëlla më të madh të quajtur Edward dhe një motër më të madhe të quajtur Sophie.

Ai më vonë u transferua në Londër për të provuar dhe për të vazhduar me biznesin e muzikës. Për fat të keq, atë kohë nuk i doli mirë dhe ai u kthye në qytetin e tij të lindjes sërish.

Sa është i gjatë Calvin Harris?

Calvin Harris është shumë i gjatë, afërsisht 197 cm.

Çfarë punë bënte Calvin Harris para se të merrej me muzikë?

Para se Calvin Harris të ishte i famshëm, ai punonte në një supermarket duke rregulluar raftet, thjesht në mënyrë që të mund të merrte para të mjaftueshme për të blerë pajisje për muzikë. Ai gjithashtu dikur kishte një punë në një fabrikë peshku. DJ kishte ambicie edhe për t’u bërë një futbollist profesionist.

Calvin Harris në fushën e modelingut

Calvin Harris duhet të ndihet mirë edhe me veten e tij – në 2015, ai i ktheu talentet e tij drejt modelimit si ylli i fushatës së ‘Emporio Armani’, duke u bashkuar me Cristiano Ronaldo, Radael Nada që kanë modeluar markën dhe Justin Bieber i cili ishte zhveshur për Calvin Klein.

Kur filloi të bënte muzikë Calvin Harris?

Calvin Harris filloi të bënte muzikë kur ishte vetëm 13 ose 14 vjeç, por ai hyri në skenën muzikore në 2007 me albumin e tij debutues, “I Created Disco”, për të cilin ai punoi pasi u kthye në shtëpi në Dumfries nga Londra.

Si u bë i famshëm Calvin Harris?

Ndër shumë gjëra të tjera, Calvin Harris u zbulua përfundimisht përmes faqes ‘MySpace’. Calvin Harris regjistroi albumin e tij debutues “I Created Disco” në dhomën e tij të gjumit, pasi prezantoi një numër prej tyre në ‘MySpace’.

Ai u kërkua nga një kompani diskografike dhe u nënshkrua para se të publikonte zyrtarisht albumin i cili përfshinte hitet “Acceptable in the 80” dhe “The Girls” në 2007. Albumi i tij i dytë, “Ready For The Weekend”, i renditur në numrin 1 në Mbretërinë e Bashkuar përfshinë hitet “You Used To Hold Me” dhe “I’m not alone”.

“18 Months” – albumi i tretë i Harris vazhdoi me bashkëpunime me personazhe të njohura botërore, duke përfshirë këtu “I Need Your Love” me Ellie Goulding dhe “We Found Love” me Rihanna.

A këndon Calvin Harris?

Calvin Harris tani është i njohur për bashkëpunimet e tij me super yjet, megjithatë për ata që pyesin ‘a mund të këndojë Calvin Harris?’, përgjigja është një PO e madhe!

Ai këndon në disa këngë, duke përmendur këtu: “Ready For The Weekend”, “I’m Not Alone” dhe “You Used To Hold Me”.

Së fundmi, Calvin paraqiti vokalin edhe në hitet: “Summer”, “My Way”.

Me kë ka punuar Calvin Harris?

Calvin Harris gjithashtu ka shkruar, prodhuar ose punuar për një numër këngësh për disa artistë të profilit të lartë duke theksuar, “In My Arms” të Kylie Minogue, “Yeah 3x” të Chris Brown dhe”I Will Never Never You Down” të Rita Orës.

Kohët e fundit ai ka bashkëpunuar edhe me artisten Dua Lipa në “One Kiss”.

Në vitin 2017, Calvin Harris bashkëpunoi me Pharrell Williams, Katy Perry dhe reperin amerikan Big Sean për hitin veror “Feels”. E publikuar në qershor 2017, kënga shumë shpejt u bë një hit në të gjithë botën, duke arritur në numrin 1 në Mbretërinë e Bashkuar.

Calvin Harris gjithashtu lansoi “Giant” me Rag’n’Bone Man në 2019. /Telegrafi/

Calvin Harris (Foto: Lukes.com)
Exit mobile version