Site icon Telegrafi

Gjithçka për ty

Burri: Zemër, kolegët më ngacmojnë se po më tradhton. Më thuaj që nuk është e vërtetë!

Gruaja: Shpirt, të kam tradhtuar vetëm tri herë, por të gjitha për shkakun tënd.

Burri: Si?

Gruaja: A të kujtohet kur trajneri nuk të merrte në skuadër? E pastaj të mori, apo?

Burri: Në rregull. Kjo ka qenë për mua. E herën e dytë?

Gruaja: A të kujtohet kur hyre në skuadër dhe asnjëri nga bashkëlojtarët nuk ta pasonte topin? Më pas filluan ta pasojnë, apo?

Burri: Mirë edhe kjo për mua. E herën e tretë?

Gruaja: A të kujtohet kur luaje në skuadër dhe bashkëlojtarët ta pasonin topin, por i gjithë publiku të fishkëllente? A të fishkëllejnë më?

Exit mobile version