Telegrafi

Gjithçka për ta kthyer Costan

Atletico Madridi janë gati të bëjnë gjithçka për të kthyer në skuadër ish-sulmuesin e tyre Diego Costa, që aktualisht është pjesë e Chelseat.

Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo ka deklaruar se dëshiron me çdo kusht në ekip rikthimin e sulmuesit të kombëtares spanjolle, i cili në vitin 2014 iku nga ky ekip për të provuar një aventurë në Londër.

Duket se Diego Costa është i pakënaqur në ishull dhe kërkon largimin nga Chelsea në afatin e verës, ndaj Atletico i ka hapur dyert ish-sulmuesit të vet.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë që ai të kthehet, por ne do të bëjmë gjithçka që ai t’i bashkohet përsëri Atleticos”.

“Është mënyrë e Atleti. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ish trajnerët dhe lojtarët. Unë shkova ta shoh Simeonen në Argjentinë kur ishte te River Plate, e njëjta qëndron edhe me Costan”, ka thënë shefi i klubit spanjoll për Daily Mail.