Këpucë me majë i dashuron ose i urren, por nuk mund t’i injorosh. Gjatë verës u rikthyen në modë në variantin me majë metalike, argjendi, ari ose ari rozë. I pamë në tapetin e kuq nga artistë të huaj, por edhe nga vendas. Shumë të përshtatshme për kombinime të stilit mashkullor apo pamje të frymëzuar nga vitet ’60.
Argjendi nuk vihet vetëm në qafë, por përdoret edhe për këpucët e tua. Nuk ka rëndësi nëse është vetëm maja apo e gjithë këpuca. Kjo ngjyrë është e mjaftueshme për t’i dhënë një pamje tjetër edhe veshjes më të zakonshme.
Kur zgjedhim këpucët e dimrit kemi tendencën të shkojmë drejt të errëtave. Por sugjerimet dhe tendencat na duan me ngjyra në këmbët tona. Ngjyra ose nude, mos u limitoni.
Këpuca nude është mikja më e mirë edhe gjatë dimrit nëse doni një efekt magjik. Këmbë më e gjatë, elegante, e bukur edhe me veshjet më të trasha. Edhe në dimër presim ri shohim në këmbë.
Sandale në dimër! Mund të tingëllojë paradoks, por nëse i përshtaten eventit dhe veshjes, pse jo?! Janë një nga alternativat më në modë që dizejnuesit e këpucëve na sugjerojnë. /Telegrafi/