Telegrafi

Gjithçka për disa klikime, YouTuberi amerikan lejon të kafshohet 50 herë nga gjarpri

Një YouTuber nga Pennsylvania, SHBA, ka filmuar veten duke lejuar që gjarpri johelmues ta kafshojë për më shumë se 50 herë – përfshirë kafshimin në fytyrë që i shkaktoi gjakderdhje.

Jesse Rothacker, themelues i Forgotten Friend Reptile, i cili filmoi veten duke e kafshuar gjarpri në fytyrë më 12 qershor, është bërë viral me videon e fundit.

Ai madje nuk hezitoi t’i afrohet nga afër gjarpërinjve dhe t’i kap, pavarësisht se nuk dihej nëse disa prej tyre ishin helmues apo jo, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai kur mori në duar gjarprin, e lejoi ta kafshojë me dhjetëra herë, e kafshimi më i dhimbshëm duket se ishte ai në fytyrë që i shkaktoi gjakderdhje.

Por ky veprim i tij është kritikuar mjaft nga masa, që ishin të mendimit se të gjitha “këto sakrifica” po bëhen për disa klikime. /Telegrafi/