Disa vite më parë, nëse do t’i kishit thënë shokut tuaj se Lionel Messi dhe Sergio Ramos do të bëheshin shokë skuadre dhe se ish asi i Barcelonës do të linte një legjendë të Real Madridit të ekzekutonte një penallti, nuk do të kalonit lehtë.
Por dyshja e njohur nga rivalë prej kohësh kaluan në kolegë te Paris Saint-Germain pasi të dy u bashkuan si transferime të lira verën e kaluar.
Kampionët e Ligue 1 u rikthyen në aksion të premten me një miqësore kundër ekipit të Ligue 2, Quevilly-Rouen.
Messi dhe Ramos filluan ndeshjen nga minuta e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier.
⚽️ @SergioRamos ⚽️#PSGQRM I 1-0 pic.twitter.com/lioGyOH21q
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 15, 2022
Në start Messi fitoi një penallti pasi u pengua brenda zonës. Por në vend që të gjuante vet, siç e kemi parë të bëjë për klubin dhe kombëtaren, ai ia la Ramosit, një lojtar i besueshëm për penallti.
⏸️ Les Parisiens mènent d'un but à la pause 🆚 @QRM !#PSGQRM I 1-0 pic.twitter.com/7kHWM8rPMW
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 15, 2022
Ramos e kreu punën nga pika e bardhë duke shënuar për 1-0.
Ramos scores for PSG after Messi won a pen. pic.twitter.com/xjdPus0e9D
— Yanks (@Yanks_Uchiha) July 15, 2022
Momenti i Messit duke i dhënë penalltinë Ramos ishte ende një pamje e pazakontë që befasoi shumë fansa. /Telegrafi/