Pas një dite të ngarkuar, shpesh keni nevojë për një banjë relaksuese, ku do t’i përkushtoheni vetëm vetes.
Një grua mendoi të njëjtën gjë, por nuk priste të shihte një “mysafir të paftuar”.
Vajza ime i shijonte banjot çdo natë, ndaj vendosa të bëj të njëjtën gjë”, ka shpjeguar gruaja.
Mirëpo, në një moment ajo vuri re një kokë gjarpri që dilte nga kanali i kanalizimeve dhe iku me panik nga banja!
“E kapa burrin tim dhe i tregova se çfarë ndodhi”, shpjegoi ajo.
Burri shkoi në garazh dhe bëri një kurth të improvizuar zvarranikësh nga një kallam peshkimi. Hyri me guxim në banjë dhe e zgjidhi problemin.
Gjarpri i është rikthyer natyrës dhe shikoni se si dukej e gjitha në videon e mëposhtme. /Telegrafi/