Telegrafi

Gjithçka me gjak derri dhe make-up: Gazetari rus tregon pse inskenoi vrasjen (Foto/Video)

Gazetari disident rus, Arkady Babchenko, ka zbuluar se autoritetet ukrainase kanë falsifikuar vdekjen e tij të martën, si pjesë e një operacioni të rëndë për të nxjerrë në pah një komplot të dyshuar vrasës rus.

Babchenko ka dhënë detaje se si e ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, duke thënë se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është helmuar me agjent nervor në Britani.

“Secili thotë se kjo dëmton besimin te gazetarët, çfarë do të bënit ju në vendim tim, nëse ata do të vinin te ju dhe do t’iu godisnin?”, ka thënë ndër të tjera gazetari.

Babchenko ka thënë se ka menduar të largohet nga Poli Verior në momentin që ka kuptuar planet për vrasjen e tij, mirëpo i është kujtuar se edhe “Skripal ka tentuar të ikë”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Babçenko mbrojti taktikat e përdorura nga shërbimet e sigurimit të Ukrainës dhe tha se komploti për ta vrarë ishte tmerrësisht i vërtetë.

Sipas gazetarit, vdekja e tij ishte inskenuar gjatë një operacioni të jashtëzakonshëm që përfshinte një artist make-up, gjakun e derrit dhe një udhëtim me ambulancë në morgun e spitalit dhe më pas vëzhgonte lajmet për “vrasjen” e tij që jepeshin në TV.

Babçenko, i cili iku nga Moska në Kiev në vitin 2017 , tha se gruaja e tij ishte plotësisht e vetëdijshme për planin.

Të mërkurën, ai i kërkoi falje asaj gjatë një konference shtypi të organizuar nga agjencia e spiunazhit SBU të Ukrainës, kur miqtë dhe kolegët mësuan për habinë e tyre të madhe se ai ishte ende gjallë.

“Gruaja ime, natyrisht, e dinte, sepse gjithçka ndodhte në shtëpinë tonë para syve të saj“, shpjegoi ai.

Ukraina është kritikuar ashpër për mashtrimin dhe kritikët i japin të drejtë Rusisë, e cila fajësohet për vrasjen e rreme. Nga ana tjetër, Moska e quajti atë një provokim.

Policia ukrainase ka arrestuar një burrë, i cili punon për një kompani ukrainase-gjermane për prodhimin e armëve.

Thuhet se ai ishte punësuar nga forcat ruse të sigurisë për të gjetur vrasës me pagesë për të ekzekutuar Babchenkon.

Babchenko tha se i arrestuari kishte paguar për vrasjen pasi lajmi i “vrasjes” ishte bërë publike.

Megjithatë, një vrasës i punësuar më parë kishte shkuar në forcat e sigurimit të Ukrainës, duke i njoftuar ata për komplotin e vrasjes, thanë zyrtarët ukrainas. /javanews.al/