Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që të dielën (4 dhjetor) mbahen në Drenas.

Në një konferencë të përbashkët me Prokurorinë dhe Policinë, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit në KQZ Enis Halimi tha se tashmë të gjitha materialet janë në depo.

Ndërsa sa i përket pastrimit të listave dhe votimit të dyfishtë, Halimi tha se listat janë pastruar në mënyrën më të mirë të mundshme kurse për tentim votimin e dyfishtë, prokurorja Laura Pula tha se do t’i përgjigjen me 3 deri në 5 vjet burgim.

Zëvendësdrejtori i Policisë, Naim Rexha, ka thënë se deri më tani janë mbajtur rreth 40 tubime zgjedhore nuk është shënuar asnjë incident dhe shtoi se janë të përgatitur për të gjithë procesin e zgjedhjeve deri në fund. /kp/

Exit mobile version