Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për turneun e mundjes “Adem Jashari”

Federata e mundjes e Kosovës (FMK) të shtunën më 23 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe të sporteve në Prishtinë organizon edicionin e katërt të turneut ndërkombëtar memorial, Adem Jashari.

Turneu i mundjes i organizuar në nderim të komandantit legjendar të UÇK-së, pritet të mbledh garues nga rajoni e më gjerë.

Sipas organizatorëve pjesëmarrjen deri më tani, veç garuesve më të mirë të Kosovës, e kanë konfirmuar edhe garues nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Qiproja veriore dhe nga Franca. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version