Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë arenë e kësaj ndeshjeje spektakolare, që do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:00. Të mos harrojmë se Plisat janë organizuar që në këtë ndeshje të marrin pjesë masovikisht dhe të dhurojnë një atmosferë të jashtëzakonshme për këtë ndeshje.
Ndërkaq, përballja e dytë do të zhvillohet nesër mbrëma në palestrën sportive ‘Sezai Surroi’ në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Trajneri turk Ahmet Kandemir, i cili e udhëhoqi ekipin kryeqytetas për dy muaj, duke ia sjell Kupën e Kosovës, ishte ndërmjetësues i këtyre ballafaqimeve.
Siç dihet, trajneri i njohur turk gjatë kësaj vere nënshkroi kontratë trevjeçare me gjigantin nga Stambolli. Pa dyshim, Besiktasi është njëri prej klubeve më të mëdhenj që zbarkon në Kosovë. /Express/Telegrafi/