Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për Prishtina Plus Festival, sonte nata e parë me Bushidon (Foto)

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e Prishtina Plus Festival.

Festivali që do ta bëjë kryeqytetin qendër të artit, muzikës dhe teknologjisë e që fillon sonte në Parkun e Gërmisë në ambientin piktoresk, do të jetë me tri net plot me muzikë.

Nata e parë fillon sonte me Bushidon protagonist që do të pushtojë skenën për herë të parë në Kosovë, krahas artistëve tjerë si Ceza, Mc Kresha dhe Lyrical Son e Elinel, pra një mbrëmje e madhe e hip hopit.

Biletat mund të gjenden edhe në dyert e pjesës ku do të mbahet festivali dhe kanë çmim të volitshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version