Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për cermoninë komemorative për Demaçin (Foto)

Në sheshin ‘Skenderbeu’ janë kryer të gjitha përgatitjet për nisjen e cermonisë komemorative për Adem Demaçin. 

Në cermoni do të flasin krerët institucionalë, ndërkohë, aktualisht është bllokuar për automjete rruga “Agim Ramadani’.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi funeral do të niset drejt varrezave të Velanisë, ku do të varroset Demaçi.

Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij./Telegrafi/

 

Exit mobile version