Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për Mish-Mish Festivalin, Gjakova të shtunën plot mish, muzikë e kënaqësi

Tashmë dihet se një prej festivaleve të shumëpritura të këtij viti do të mbahet të shtunën (nesër) në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Mish-Mish Festivalin i cili mbahet për herë të parë dhe synon të bëhet festival tradicional.

Ky festival u dedikohet prodhuesve vendorë të mishit të cilët do të mund të promovojnë produktet e tyre nga mishi dhe ku vizitorët mund t’i shijojnë ato.

Mish-mish festivali do të jetë mbrëmja kulminante e kësaj vere në Gjakovë tek pazari i vjetër me fillim nga ora 18:00 e deri në orët e hershme të mëngjesit, ku do ketë këngë, valle e harre, shoqëruar me lloje të mishit e birra pa fund.

Do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore si Alekasndër Gjoka, Anxhela Peristeri, Offchestra, Endri & Stefi, Valon Shehu, Nezafete Shala etj.

Tashmë gjithçka gati dhe nga e shtuna fillon Mish-Mish Festivali, i shumëpritur në vendin tonë.

artikull i sponsorizuar
Exit mobile version