Mes dy ndeshjeve Trepça – Rahoveci dhe Peja – Prishtina pritet të bëhet hapja e turneut të Final 8 Kupës së Kosovës që këtë vit zhvillohet për nder të Agim Llukës, i cili ka dhënë shumë për basketbollin pejan.
Pas mbylljes së ndeshjes së parë mes Trepçës dhe Rahovecit, ku fitues dolën ‘xehetarët’ që kaluan në gjysmëfinale, ishte radha e ndeshjes Peja – Prishtina.
Tifozët e pranishëm në palestër dhe klubi, në shenjë nderimi, kishin mbushur arenën me fotografi për Agim Llukën.
Ne mes spikaste edhe një fanellë e madhe e krijuar në kujtim të tij.
Pas pak minutash pritet të mbahet edhe hapja zyrtare e turneut, për t’ia lënë arenën ndeshjes Peja – Prishtina./Telegrafi/