Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për garën e tretë automobilistike

Kësaj radhe gara malore do të mbahet në Grashticë. Stërvitja zyrtare do të fillojë të shtunën me 20.07.2013, ndërsa gara zyrtare mbahet të dielën duke filluar nga ora 12:00. 

Në këto dy data, mbledhja dhe nisja e garuesve për në shteg do të bëhet nga Pallati i Rinisë-Plato, nën përcjelljen e Policisë së Kosovë.

Në këtë garë pritet të marrin pjesë mbi 30 garues nga Kosova dhe Shqipëria. Gjithashtu, pas garës, shpallja e fituesve do të bëhet në Pallatin e Rinisë-Plato. Telegrafi do t’ju sjell të gjitha zhvillimet nga kjo ngjarje.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version