Zyrtarë të lartë nga institucionet e Kosovës, kanë arritur në fshatin Sojevë të Ferizajt, vendin ku do të vendoset edhe pllaka me emrin “Beau Biden”, djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden.
Për pak minuta pritet që kjo rrugë edhe zyrtarisht të mbajë emrin e djalit të ndjerë të numrit dy të SHBA-së.
Zëvendëspresidenti Biden, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku ndër të tjera, do të merr pjesë edhe në ceremoninë e emërtimit të kësaj magjistrale. /lajmi.net/