(E plotësuar) Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin tanimë janë kthyer në tokë, pas një “udhëtimi historik për në hapësirë”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kapsula e ekuipazhit sapo zbriti, duke nxitur një re të madhe pluhuri shkretëtire.
Para se të “godiste në tokë”, kapsula përdor atë që quhet “sistem retrrotrusti”, i cili krijon një jastëk ajri nën automjetin për të mbështetur më tej në ulje.
Pasi u ul në mënyrë të sigurt përsëri në Tokë, Jeff Bezos mund të dëgjohej duke thënë brenda kapsulës se ishte “dita më e mirë ndonjëherë” në përgjigjen e tij të kontrollit të statusit të astronautit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai i tha pilotes 82-vjeçare Wally Funk se udhëtimi ishte “i pabesueshëm”, dhe ajo u përgjigj “ishte!”
Vëllai i Jeff Bezos, Mark Bezos, tha “Unë jam jashtëzakonisht mirë” pas uljes. /Telegrafi/
Lëshohet raketa, Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin nisen për në hapësirë
Ishte paralajmëruar për një kohë të gjatë dhe tanimë është një realitet. Jeff Bezos tanimë është në rrugë për në hapësirë.
Ky udhëtim “në buzë të hapësirës” këtë pasdite do të jetë fluturimi i parë – me njerëz – i raketës nën orbitale New Shepard të Blue Origin.
Sipas CNN, i gjithë fluturimi pritet të zgjasë rreth 11 minuta.
Gjithçka gati, Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin përgatiten të ‘shpërthejnë’ në hapësirë
Jeff Bezos është vendosur të shkojë “në buzë të hapësirës” këtë pasdite në fluturimin e parë me ekuipazh të raketës nën orbitale New Shepard të Blue Origin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi i Amazon do të shoqërohet nga vëllai i tij Mark, astronautja 82-vjeçare Wally Funk dhe klienti i parë i kompanisë, adoleshenti holandez Oliver Daemen.
Duke folur para gazetarëve të hënën, Bezos tha se ai është ‘gati’ dhe jo nervoz, për udhëtimin dramatik.
Ai i tha CNN: “E di që do të më ndryshojë dhe jam i ngazëllyer për të zbuluar se si”.
Ekuipazhi do të fluturojë në lartësi mbi 100 mijë metra – më shumë se 20 km më shumë sesa udhëtimi i suksesshëm i Sir Richard Branson, me Virgin Galactic, javën e kaluar. /Telegrafi/