Telegrafi

Gjithçka filloi në një fushë aty pranë: Më shumë se njëzet shtëpi e pësuan kur një zjarr u përhap në një lagje Balch Springs, Teksas

Më shumë se njëzet shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan pasi një zjarr u përhap në një lagje Balch Springs, Teksas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrëfikësit e qytetit kanë thënë se zjarri i së hënës ishte aksidental dhe u ndez nga një ekuipazh që kositte një fushë aty pranë pranë.

Siç bëhet e ditur më tej, qyteti i Balch Springs ka vetëm rreth tetë zjarrfikës që punojnë çdo ditë kështu që thjesht nuk ishin të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen kaq të shpejtë të zjarrit.

Si pasojë, në total, 26 shtëpi u dëmtuan dhe nëntë u shkatërruan.

E njerëzit që jetonin në lagje përshkruan një skenë kaotike, duke parë atë që filloi si një zjarr bari por që vazhdoi të rritej, duke kërcënuar komunitetin e tyre dhe duke shkatërruar shumë shtëpi.

“Mezi merrja frymë apo shihja”, kujton Ashley Anderson. “Dhe unë hyra në shtëpi dhe mora fëmijët e mi. Ne dolëm jashtë me shpejtësi”.

“Unë kam qenë këtu për më shumë se 20 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Marshalli i Zjarrëfikësve të Balch Springs, Sean Davis.

Raportohet se zjarri filloi pak para orës 16:00. Ekuipazhet arritën aty shpejt për ta fikur, por erërat e forta përhapën zjarrin në veri drejt një lagjeje. /Telegrafi/