Site icon Telegrafi

Gjithçka është në shijen perfekte: Mish pule nga furra!

Drekë e lëngshme, e shijshme, e pasur dhe kalorike

Përbërësit:

– 400 g fileta mish pule;
– 1 qepë;
– pak mustardë;
– pak salcë soje;
– pak kripë;
– pak erëza kërri;
– pak piper;
– 2 lugë supe vaj;
– 2 vezë;
– pak erëza spec jodjegës;
– pak erëza të thata.

Përbërësit për shtesë:

– 1 vezë;
– 1 gotë ajkë të thartë;
– pak kripë;
– 200 ml ajkë për zierje.

Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në kube, marinoni me erëza dhe shtoni të gjithë përbërësit dhe përzieni.

Qitni të gjitha në një tepsi për pjekje, pastaj hidhni sipër shtesën.

Piqeni në furrë në 200 gradë Celsius 25 – 30 minuta, pastaj shtoni sipër kaçkavallin e grirë në rende dhe rrathët e domateve dhe kthejeni sërish në furrë që të piqet edhe pak.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version