Telegrafi

Gjithçka është e mundshme në Dubai: Ideja gjeniale e radhës – “Palmat e zgjuara”? (Foto)

Këto pajisje që mbledhin energji solare gjatë ditës, e shpenzojnë atë për ndriçim të ambientit gjatë natës.

Me anë të këtyre “Palmave”, pushuesit në plazh dhe në park nuk do të kenë problem mungesën e rrjetit të internetit, sepse mund të kenë qasje në të falas, transmeton Telegrafi.

Krijuesit e pajisjes pretendojnë se e mbushë baterinë e telefonit dy herë më shpejtë se një mbushëse e zakonshme në shtëpi.

Në anën tjetër, këto palma artificiale krijojnë hije gjatë ditës, që t’i ndihmojnë pushuesit e Dubait të nxehtë, të kenë më shumë relaksim. /Telegrafi/

Gjithçka është e mundshme në Dubai: A e dini për çfarë shpërbëjnë këto "palma"? DETAJET:

Posted by Telegrafi.com on Thursday, July 16, 2015