Telegrafi

“Gjithçka e imja”, Taulant Xhaka me dedikim emocional për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

Foto: Instagram

Sot (e enjte) futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo ngase feston ditëlindjen bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim emocional nga ana e tij.

Artisti, i cili numëron mbi 300 mijë ndjekës vetëm në Instagram, ka shpërndarë një imazh përkrah bashkëshortes ndërsa ka zgjedhur edhe disa fjalë të bukura.

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja. Të dua jeta ime”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taulant Xhaka

Të shumta kanë qenë edhe urimet që ka pranuar në hapësirën për komente.

Taulanti dhe Arbnora ndërkaq kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në janar të vitit 2020.

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare gjithashtu është edhe baba i një djali. /Telegrafi/