Manchester City i ka barazuar shifrat në 1-1 në takimin gjysëmfinal të Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë Marquinhos, derisa vazhduan të krijonin edhe rastet të tjera shënimi, por u mungoi konkretizimi.
Në 45 minutat e dytë, PSG e filli furishëm, mirëpo ishin mysafirët që realizuan.
Ishte minuta e 64-të, kur Kevin de Bruyne i barazoi shifrat në 1-1.
Duket se deri në fund, të dy skuadrat do të tentojnë të shënojnë së paku edhe një herë. /Telegrafi/
KEVIN DE BRUYNE! 🔥
What an absolute baller, beautiful goal 😍 https://t.co/cISoSFQMxw— 🃏 (@total10i) April 28, 2021